Nga Hysni Gurra
Një problem i thjeshtë që tregon shumë për përmasën e ordinerllëkut dhe hajdutllkut tonë si shtet dhe si popull.
Për të udhëtuar në vendet jashtë Shqipërisë duhet një siguracion për auto-mjetin.
Ky siguracion, minimali, kushton 40 euro për 15 ditë.
Kjo gjë mund të zgjidhej shumë kollaj dhe të ishte lehtësi për qytetarët, nëse do kishim shtet të hajrit dhe popull të hajrit.
Zonat që janë afër njëra me tjetrën, psh siç është Librazhdi me Strugën apo Ohrin, shteti jonë mund të negocionte me shtetin tjetër, të dyja bashkë me kompanitë e sigurimeve, dhe të vendosnin një tarifë të përballueshme.
Nga Librazhdi në Strugë është 49km, një pasdite ose një mëngjes herët ka dëshirë njeriu të shkojë në Strugë, pi një kafe a një shëtitje për qejf dhe kthehet.
Do thotë dikush qejfi paguhet. Jo, kjo nuk është ndonjë qejf aq luksoz sa të paguhet kaq shtrenjtë.
Kjo gjë është e pa mundur pasi të kushton nja 100mijë lek një kafe në Strugë apo Ohër.
Sepse, nja 40 euro i do siguracioni, po karburanti, po kafja, iku 100 mijë lekshi.
Mua nuk më duhet për 15 ditë siguracioni, pasi në 15 ditë më qëllon që të shkoj vetëm njëherë, pse të paguaj 40€ ose të më pamundësohet një e tillë?