Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ku shtetasi E.M., banues në Shkallnur, punonjës i një gomisterie ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë.
35-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.