Vendosni fjalën kyçe....

Princi Andrew paditet nga Virginia Roberts për abuzim seksual në rezidencën e Jeffrey Epstein


 

Princi Andrew është paditur nga Virginia Roberts, duke pretenduar se ai abuzoi seksualisht me të në rezidencën e Jeffrey Epstein në Manhattan dhe vende të tjera kur ajo ishte nën 18 vjeç.

Princi Andrew u padit të hënën në një gjykatë në New York nga akuzuesja Virginia Roberts, shkruan “Daily Mail”. Roberts akuzoi Dukën e Jorkut për shkaktim të shqetësimit emocional.  Padia, e ngritur në ditëlindjen e 38 -të të Roberts pretendon se ajo u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me Andrew tre herë me urdhër të Jeffrey Epstein.

Padia thotë po ashtu se “Princi Andrew me dashje ka kryer sulme seksuale duke sulmuar paditësen kur ajo ishte e mitur”. “Në shumë raste Princi Andrew e preku me dashje (Roberts) në një mënyrë ofenduese dhe seksuale pa pëlqimin e saj”, thuhet mes të tjerash.

“Abuzimi seksual i Princit Andrew ndaj një fëmije, të cilin ai e dinte se ishte viktimë e trafikimit seksual, dhe kur ai ishte afërsisht 40 vjeç, shkon përtej të gjitha kufijve të mundshëm të mirësjelljes dhe është i patolerueshëm në një komunitet të civilizuar”, argumentohet më tej.

Po kështu në padi pretentohet se Andrew ishte një nga “burrat e fuqishëm” të cilëve Epstein i vuri në dispozicionin Roberts.

Padia thekson se “i pandehuri Princi Andrew është shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe aktualisht banon në Royal Lodge në Windsor Great Park, Berkshire, Mbretëria e Bashkuar”.

 

Gjatë secilit prej incidenteve të supozuara me Roberts, Andrew ishte duke vepruar  “personalisht” dhe jo në ndonjë rol për familjen mbretërore ose qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, vëren padia.

Andrew i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe ka pohuar se nuk e ka takuar kurrë Robertsin, tani nënë e tre fëmijëve që jeton në Australi, e cila mban mbiemrin Giuffre.

Në një deklaratë për ABC News, Roberts tha: “Unë e bëj përgjegjës Princin Andrew për atë që më bëri mua. Të fuqishmit dhe të pasurit nuk përjashtohen nga përgjegjësia për veprimet e tyre. Shpresoj që viktimat e tjera do të shohin se është e mundur të mos jetosh në heshtje dhe frikë dhe se dikush mund ta rimarrë jetën nën kontroll duke folur dhe duke kërkuar drejtësi.”