Vendosni fjalën kyçe....

Rama kujton deklaratën e Haradinajt: Tha në sy të Merkelit dhe Macronit “nuk ma ha Luli” për kta


Kryeministri Edi Rama në shkrimin e gjatë që publikoi mbi nismën Ballkani i Hapur dhe marrëdhëniet rajonale nuk la pa përmendur dhe shigjetuar Ramush Haradinajn.

Rama solli në vëmendje deklaratën e Haradinajt në Samitin e Berlinit që sipas tij i hoqi vizat Kosovës.

“..e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike” –shkruan Rama në postim.

Një deklaratë kjo e pazbuluar më parë për publikun, për të cilën Rama thotë se e bëri Kosovën “lolo” në sytë e aleatëve strategjikë me gjasme marrëzira patriotike.