Vendosni fjalën kyçe....

42 viktima nga zjarret në Algjeri, 25 prej tyre ushtarë


Ka shkuar në 42 numri i viktimave nga zjarret në Algjeri. Mes viktimave 25 janë ushtarë, të cilët janë pjesë e operacioneve për shuarjen e flakëve.

Disa provinca algjeriane kanë dëshmuar prej ditësh shpërthime zjarresh masive që u përkeqësuan për shkak të një vale të nxehtë të fortë dhe erërave të nxehta dhe të forta nga jugu i vendit.

Të martën, presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune tha se 25 personel ushtarak vdiqën ndërsa shpëtuan më shumë se 100 njerëz nga zjarret në pjesën lindore të vendit.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh, mora lajmin e martirizimit të 25 anëtarëve të Ushtrisë Kombëtare Popullore,” tha Tebboune në Twitter.

Ai theksoi se ata u vranë ‘pasi arritën të shpëtojnë më shumë se 100 qytetarë nga zjarret flakëruese, në malet e Bejaia dhe Tizi Ouzou’.