Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK prokuroren e SPAK: S’nisi hetimet ndaj Soreca-s e Veliajt


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK prokuroren Manjola Kajana.

Kallëzimi vjen lidhur me vendimin e saj për të mos nisur hetimet ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Soreca e kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj.

”U paraqitëm pranë SPAK dhe GJKKO, pasi depozituam dy dokumenta të përpiluara nga ne, e para ka të bëjë me ankimin që kemi bërë ndaj vendimit të prokurores së SPAK për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin që bëmë, që lidhet me ambasadorin Soreca dhe kryebashkiakun Veliaj të cilët kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin gjyqësor. E kemi argumentuar veprën penale të konsumuar nga Soreca që e ka kryer edhe në ndikim të paligjshëm të Veliajt, por Manjola Kajana nuk e ka parë të arsyeshme fillimin e hetimeve. Në ankimimin tonë që kemi bërë në GJKKO kemi evidentuar pse duhet të rejgistrohet procedimi penal dhe pse Soreac e Veliaj duhet të paraqiten para ligjit. Të dy këta në bashkëpunim kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në organet te sistemit të drejtësisë.” – tha ndë të tjera avokatja Adriana Kalaja pas daljes nga SPAK.

Sipas saj, prokurorja Kajana ka dalë jashtë objektivit të kallëzimit të bërë nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Kemi argumentuar si prokurorja Manjola Kajana ka dalë jashtë objektit të kërkimeve tona, ne në asnjë moment nuk i jemi drejtuar SPAK me kallëzim penal për mosdhënie informacioni, por ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Të gjitha këto së bashku përbëjnë ankimimin tonë pranë GJKKO. Nisur nga këto veprime që konsiderohen veprime penale, në shpërdorim të detyrës kemi depozituar një kallëzim penal ndaj Manjola Kajanas. Pse ka devijuar objektin e kallëzimit tonë, kemi kallëzuar për një objekt që është shpërdorimi ie detyrës, korrupsioni, ndikimi i paligjshëm. Prokurorja s’ka bërë as veprimin minimal, që të kushtëzonin marrjen e vendimit për regjistrimin apo mosfillimin e çështjes.” – shtoi Kalaja.