Vendosni fjalën kyçe....

Dështuan të arratisen me çarçafë nga burgu 313 në Tiranë, shfaqen të buzëqeshur në gjyq Çekaj, Pjetri e Çepele


Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri e Lulzim Çepele, që tentuan të arratisen pak ditë më parë nga burg 313 në Tiranë janë shfaqur të buzëqeshur gjatë seancës së sotme gjyqësore.

Ata provuan të arratisen duke përdorur çarçafë por u kapën nga shërbimet e sigurisë.

Çekaj është dënuar me 14 burg për sasinë prej 613 kilogramë kokainë që u kap në një ngarkesë me banane në Portin e Durrësit.

Pjetri është dënuar për grabitje me armë ndërsa Çepele për shfrytëzim prostitucioni.