Vendosni fjalën kyçe....

Infermierja kundër vaksinave dyshohet se u injektoi mjëra pacientëve në Gjermani serum, arrestohet


Më shumë se 8,500 persona në një qytet në Gjermaninë veriore, të cilët menduan se ishin të vaksinuar, mund të kishin mbetur pa mbrojtje kundër Covid-19 pasi një infermiere dyshohet se u injektoi atyre serum në vend tëdozës së vaksinës.

Mijëra njerëz në qytetin e vogël Schortens në Gjermaninë veriore mund të kenë nevojë të kalojnë përsëri procedurën e vaksinimit, vetëm disa muaj pasi supozohet se janë imunizuar kundër Covid-19. Kjo u zbulua pas një hetimi të autoriteteve shëndetësore që tashmë është kthyer në një skandal të vërtetë.

“Gjithsej 8,557 njerëz mund të mos kenë marrë mbrojtje nga vaksina pjesërisht ose plotësisht”, tha Sven Ambrosy, kreu i administratës së rrethit Friesland, ku ndodhet qyteti. Autoritetet lokale tani po përpiqen të kontaktojnë të gjithë njerëzit potencialisht të prekur dhe kanë krijuar një linjë telefonike për ata që janë të gatshëm të sqarojnë situatën e tyre, raportuan mediat gjermane.

Të prekurit përfshijnë kryesisht njerëz të moshuar mbi 70 vjeç, të cilët bënë vaksinimin e supozuar midis 5 marsit dhe 20 prillit në një qendër vaksinimi lokale në Schortens-Roffhausen.

Një grua që kishte punuar në qendrën e vaksinimit që nga fillimi i vitit 2021, i rrëfeu kolegut të saj në fund të prillit se ajo mbushi gjashtë shiringa me serum, pasi ajo dyshohet se hodhi dhe theu një ampulë me një vaksinë Pfizer dhe gjoja u përpoq të mbulonte humbjen.

Pas hetimeve dyshohet se mijëra persona nuk janë vaksinuar si duhet megjithatë ato nuk kanë përfunduar ende ndërsa infermierja është arrestuar.