Vendosni fjalën kyçe....

Kosova raporton shifra të larta me Covid-19, një viktimë në orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (11 gusht) se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Viktima është nga komuna e Gjilanit.

Sipas njoftimit, bazuar në testimin e 6.086 mostrave, pozitivë në COVID-19 kanë dalë edhe 888 raste.

Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 182 raste.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 237 persona.

Në njoftim thuhet se janë shëruar 38 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 3.489.