Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Meksikë, burri me ‘kallashnikov’ vret tre persona në stadiumin ku po luhej një ndeshje mes fëmijësh (Video)


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli për fëmjë në Meksikë.

Një person ka hapur zjarr duke lënë tre viktima e disa të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Santa Ana del Conde në një ndeshje të vlefshme për turneun ‘Mi Barrio’ mes ekipit vendas e Vag Zona Piel.

Një person është shfaqur në stadium i armatosur me një automatik ‘Ak-47’.

Tre persona humbën jetën nga të shtënat mes të cilëve Erick Vega, lideri i gruipt muzikor ‘La Sencillita’ si dhe një person me emrin Hugo. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende nën hetim sipas autoriteteve vendase.