Argjentinasi Lionel Messi dhe Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, kanë folur për planet e tyre të përbashkëta për klubin për herë të parë pasi numri i ri 30 përfundoi transferimin te gjigantët francezë.
PSG arriti një transferim melodramatik teksa arriti të afrojë argjentinasin Mesi në një nga transferimet më të bujshme në histori.
Sulmuesi i madh i të gjitha kohërave ishte në lot kur konfirmoi largimin e tij nga Barcelona pak më shumë se 48 orë më parë, megjithatë ai foli me superlativa për klubin e tij të ri pasi deklaroi se ishte ‘i emocionuar’ për të filluar ‘një kapitull të ri’ pas mbërritjes nga Spanja.
“Gjithçka në lidhje me klubin përputhet me ambiciet e mia të futbollit,” tha Messi i cili më parë kishte pranuar se kishte parashikuar të kalonte të ardhmen e tij në Katalonjë me gruan dhe tre fëmijët e tij.
“Unë e di se sa të talentuar janë skuadra dhe stafi i trajnerit këtu. Unë jam i vendosur të ndihmoj në ndërtimin e diçkaje të veçantë për klubin dhe tifozët, dhe mezi pres të dal në fushë në Parc des Princes.” – shtoi sulmuesi.