Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi kërkesë Dritan Lelit: Ngrihu në lartësinë e detyrës dhe zbato ligjin duke mbrojtur territorin


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë raportimit të situatës së zjarreve nga Vlora ku u shuan edhe vatrat në Karaburun bëri thirrje që pushteti vendor të kujdeset për territorin.

Peleshi këtë thirrje për pushtetin vendor nuk e ka bërë në Bashki të tjera por në Vlorë madje duke i kuajtur edhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Ministri i Mbrojtjes e ftoi Dritan Lelin që të zbatojë ligjin dhe të ngrihet në lartësinë e duhur për të rruajtur territorin.

Meqë jemi te pushteti vendor, unë dua të them tani që këtë zonë siç e shikoni të pastër ia kthejmë mbrapsht në administrim e përgjegjësi siç e ka me ligj pushteti vendor, në rastin konkret e ftoj bashkinë e Vlorës të ngrihet në lartësinë e detyrës e të përgjegjësisë ligjore të marrë përsipër administrimin, kontrollin, vigjilencën le të rrinë këtu ditë e natë sepse Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë detyra të tjera”-deklaroi Peleshi.

Mes Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Leli ka pasur një përplasje dhe një çarje gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.