Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të mëdha kundër qeverisë në Tajlandë, përplasje të ashpra mes policisë e qytetarëve (Video)


 

Policia dhe protestuesit u përleshën në kryeqytetin tajlandez Bangkok të martën, e fundit në një sërë demonstratash ndaj qeverisë dhe trajtimit nga ana e saj të pandemisë , me policët e trazirave që përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome mbi turmën.

Mijëra protestues u mblodhën në qytet për të demonstruar kundër kryeministrit Prayuth Chan-ocha dhe qeverisë së tij mbi menaxhimin e tyre të krizës shëndetësore dhe për pretendimin se kanë përfituar nga pandemia për të mbytur zërat kritikë në vend.

Sidoqoftë, policia e protestuesit u përplasën ashpër kur efektivët u dërguan për të shpërndarë turmat. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan oficerët që qëllonin me gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Video të tjera shqetësuese treguan dhjetëra policë të armatosur me sa duket duke synuar civilë të veçuar, duke i rrahur në tokë dhe duke i goditur me shkopinj të tyre.

Autoritetet lokale raportuan se të paktën gjashtë policë u plagosën në përleshjet e së martës dhe të paktën gjashtë protestues u arrestuan. Nuk është e qartë se sa protestues janë lënduar.