Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Open Balkan i hapur për të gjithë por nuk përfshijmë askënd me zor


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin që Gjermania mbështet nismën Open Balkan”.

Rama thotë se ndryshe nga çfarë u thuhet në njerëzve në Prishtinë e Tiranë, qeveria gjermane e mbështet nismën madje kërkon nënshkrimin e marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal përpara Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Rama thekson dera është e hapur për të gjithë por nuk përfshihet asnjëri me zor.

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!”-shkruan Rama.