Vendosni fjalën kyçe....

Shaqiri pranon ofertën e Lyon, pritet vetëm dakordësia mes klubeve


Xherdan Shaqiri ka pranuar ofertën e Lyonit për pagën e propozuar, teksa tani mbetet vetëm dakordimi mes dy klubeve për çmimin e transferimit.

Lyoni ka ofruar gjashtë milionë euro, por Liverpooli po kërkon tetë milionë.

L’Equipe shkruan se paga e tij do të jetë 350 mijë euro në muaj për tri vite. Kjo është paga më e lartë qëkur Depay u largua këtë verë.

29-vjeçari ka qenë pjesë e Liverpoolit për tri vite, por nuk ka arritur ta sigurojë vendin e titullarit, ndërsa kalimi në Lyon do t’i mundësonte shumë më shumë minutazhë.