Në Tiranë, zëra mediatikë në oponencë me qeverinë Rama po përpiqen të japin idenë sikur Gjermania mbështet një projekt të bashkëpunimit rajonal që është i ndryshëm me Open Balkans.
Spekulimi ka ardhur pasi një përfaqësues i diplomacisë gjermane, deklaroi për medien në Kosovë se Gjermania mbështet idenë e tregut të përbashkët rajonal dhe parimet e procesit të Berlinit.
Sipas kritikëve apo personave të keqkuptuar në Tiranë, kjo deklaratë e Gjermanisë nënkupton mbështetjen e një projekti “të ndryshëm” nga “Open Balkans” dhe kjo sipas tyre lidhet me faktin se zyrtari gjerman nuk e përmendi në mënyrë eksplicite termin “Open Balkans”.
Ky pretendim në fakt është një spekulim aspak elegant, për dy arsye:
Së pari, sepse “Open Balkans” është emërtesa e radhës e të njëjtit projekt që ka nisur në Berlin në 2014.
Së dyti, “Open Balkans” dhe procesi i Berlinit ndajnë identikisht të njëjtat parime sa i takon bashkëpunimit tregtar mes vendeve të rajonit.
Open Balkans thotë që procesi i ndërveprimit ekonomik do të bazohet në principet e mënyrës si funksionon Bashkimi Evropian, ç’ka e thotë identikisht projekti i Procesit të Berlinit.
Faksimilja tregon principet e tregut sipas procesit të Berlinit dhe saktëson në mënyrë tepër të qartë se tregu do funksionojë mbi parimet e CEFTA-s dhe BE-së.
Atëherë për çfarë po debatohet nëse parimet e tregut nuk ndryshojnë? (ato nuk mund të ndryshojnë derisa janë i njëjti projekt).
Problemi kryesor deri më tani lidhet me Kosovën e Serbinë dhe njohjen reciproke.
Albin Kurti kërkon njohjen e Kosovës si kusht për të hyrë në marrëveshje afatgjata bashkëpunimi ekonomik.
Ky nuk është një kusht as i procesit të Berlinit dhe as i Open Balkans.
Deklarata e sotshme e gjermanëve zbuloi konfliktin që mund të ketë krijuar Albin Kurti me ndërkombëtarët si pasojë e këmbënguljes së tij, por kurrsesi nuk zbulon se gjermanët po mbështesin ndonjë projekt të ndryshëm nga “Open Ballans” siç po spekulohet në Tiranë pas deklaratës së zyrtarit gjerman.
Open Balkans nuk është gjë tjetër përveçse paketimi me emërtesë të re i Procesit të Berlinit, emërtesë që i jep “refresh” përpjekjes së Berlinit pas stanjacionit që ndodhi më 2019.
Përpjekjet e opozitës për ta paraqitur këtë nismë si të Ramës apo Vuçiçit duken krejt larg realitetit dhe interesit të SHBA-ve dhe Gjermanisë mbi këtë çështje. / Hashtag.al
Për të mësuar më tepër mbi procesin e Berlinit, klikoni këtu.