Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen gjashtë persona në Fier


Gjashtë persona janë arrestuar në Fier.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si zjarrvënie, kultivim kanabisi, armëmbajtje pa leje dhunë në familje e drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi

“Vihen në pranga 6 shtetas nga Policia e Fierit për vepra të ndryshme penale, si zjarrvënie, kultivim të bimëve narkotike, dhunë në familje etj. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u arrestua në flagrancë shtetasi Barjam Kalari, 63 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në anë të rrugës automobilistike Lushnjë-Rrogozhinë, duke djegur me zjarr mbeturina dhe për pasojë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke rrezikuar përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Durim Nazëraj, 57 vjeç dhe Bashkim Nazëraj, 69 vjeç, pasi gjatë kontrollit në fshatin Vreshtas, Fier, në oborret e banesave të tyre kishin kultivuar fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën e mbante pa leje, si dhe 50 fishekë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Algert Belulaj, 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Po nga këto struktura u arrestua shtetasi Shpëtim Muharremi, 43 vjeç, banues në Levan, pasi ka kërcënuar dhe kanosur shtetasen K. O., e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje ndaj tij.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.