Vendosni fjalën kyçe....

Grevistët e Lumasit dalin nga greva pas vendim të IKMT-së


5 qytetarët të cilit kishin hyrë në grevën së urisë në Lumas, vendosën sot ta përfundjnë atë pas dhjetë ditësh protestë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Vendim për daljen nga greva e urisë është ndërmarrë pas vendimit të publikuar dje nga IKMT Elbasan, e cila konstatoi shkeljet në burimin e Sinecit,të kryera nga firma Salillari.

Pas vendimit të marrë nga IKMT Elbasan, e cila konstatoi shkeljet e bëra nga firma Salillari në kanionin e Sinecit, ne vendosën të dalim nga greva e urisë pasi firma Salillari u gjobit me 650 milion lekë dhe po pritet vendimi i kryeinspektoriatit të IKMT-së për prishjen e punimeve të kryera deri në tani në kanionin e Sinecit, zonë e mbrojtur e kategorisë së tretë”– kanë deklaruar grevistët.