Vendosni fjalën kyçe....

Jugu në flakë veriu nën ujë, 4 viktima nga pëmbytjet në Turqi


Përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë kanë marrë 4 jetë: Zyrtarë

Teksa pjesa jugperëndimore e vendit përballet ende me zjarret, që pak ditë më parë ishin të frikshme, pjesa veriperëndimore e Turqisë është prekur nga përmbytjet që kanë shkaktuar katër viktima deri tani.

Ato kanë ndodhur në rajonin e Detit të Zi të Turqisë ku një përveç viktimave ka edhe një person të zhdukur.

Përmbytjet për shkak të shirave të dendur goditën rajonin verior të Detit të Zi të mërkurën, duke lënë katër persona të vdekur në provincën Kastamonu dhe një të humbur në provincën Bartin, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Ekipet e shpëtimit dhe ndihmës janë vendosur në zonat e goditura nga përmbytjet dhe kërkimi për të zhdukurit është duke vazhduar, sipas zyrtarëve.