Vendosni fjalën kyçe....

Ngjela: Ballkani i Hapur është interes ekonomik i Gjermanisë, pa Kosovën nuk e bëjnë dot


Avokati Spartak Ngjela i është shtuar radhës së personave të cilët kanë komentuar iniciativën “Open Balkan”.

Ngjela ka një këndvështrim tjetër mbi këtë nismë dhe e sheh Gjermaninë si lojtare dhe çështje interesash të tregut.

Sipas tij Gjermania do treg në Ballkanin Perëndimor dhe ka investime të mëdha në Serbi.

E dimë që tani ka hyrë Gjermania në lojë, dhe duhet të kuptojmë që është edhe çështje tregu. Kapitalizmi do treg, dhe Berlini do treg në Ballkanin Perëndimor, dhe ka investime të mëdha në Serbi. Është një treg rajonal me gati 30 milionë banore. Politika amerikane nuk ka folur, se nuk do t’i dalë ndesh politikës gjermane, në krizë me Uashingtonin gjatë administratës Trump.”

Sipas Ngjelës, iniciativa e Open Balkan nuk mund të ketë sukses pa Kosovën.

Këto duan të bëjnë një Open Ballkan, por pa Kosovën nuk e bëjnë dot. Çështja është pse i duhet Kosova, apo  e kane kundër saj, sepse Kosova nuk e përballon dot Open Balkan nga momenti që Serbia, që është shteti kryesor i asaj iniciative,  është armiku i saj më i madh”-deklaroi Ngjela në një intervistë për A2 News.