Vendosni fjalën kyçe....

Open Balkan ose ‘krahun në qafë e gishtin…’


Nga Pano Soko

Pika e parë e marrveshjes së Open Balkan ishte (citoj) “Responding together to natural and other disasters”, pra “Përgjigje e përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore apo të tjera”, ose më qartë, vendet zotohen të përballojnë së bashku një fatkeqësi natyrore që ndodh në njërin prej vendeve.

Ne po kalojmë aktualisht një ndër fatkeqësitë më të mëdha të zjarreve të 100 viteve të fundit (ndoshta më e madhja, s’jam i sigurtë), po nuk pashë ndonjë kovë uji të vinte nga çezma e Ballkanit të Hapur.

Të paktën sa për sy e faqe…

A thua s’kishin mundësi? – Jo mo, Serbia për shembull, dërgoi ndihma në Greqi. Po për të sjellë ndonjë kovë ujë këtu, tek “Marrëveshja”, s’ia ndjeu hiç…

Natyrisht, i dërgoi në Greqi, se do ta marri me të mirë, meqë Greqia ka filluar të lëkundet në njohjen e Kosovës.

Ndërsa këtu tek ne, vetëm Kosova dërgoi ndihma. Pa marrveshje fare. Si zakonisht dmth, ata vetëm.. Se kur je në hall, vetëm i yti e ndan hallin me ty.

E thashë këtë, për ta kujtuar dhe një herë, atë që gjithsecili në jetën e vet, e ka hasur me qindra herë. Dmth që marrveshjet që s’kanë bosht moral, si mes njerëzve të thjeshtë dhe mes shteteve, zakonisht përfundojnë në “Krahun në qafë dhe gishtin në b***”.