Vendosni fjalën kyçe....

Përparimi i talebanëve, pentagoni po përgatit evakuimin e ambasadës në Afganistan


Pentagoni po lëviz mijëra marinsa në pozicion për një evakuim të mundshëm të Ambasadës Amerikane dhe qytetarëve amerikanë në Kabul, ndërsa administrata e Biden po përgatitet për rrëzim të qeverisë afgane brenda 30 ditëve, thanë administrata dhe zyrtarët ushtarakë.

Situata e përkeqësuar ndjeshëm në Afganistan, në kohën kur talebanët po shpërndahen me shpejtësi në veri dhe forcat afgane të sigurisë po kanë vështirësi për të mbrojtur territorin gjithnjë në tkurrje në jug dhe perëndim, e ka detyruar Departamentin e Mbrojtjes të përshpejtojë planet për të larguar amerikanët nga vendi, raporton The New York Times,

Zyrtarët thonë se çdo evakuim do të përfshijë përdorim të fuqishëm të forcës ushtarake amerikane, në mënyrë që të zhvendosen njerëzit në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai për të pritur aeroplanët e transportit ushtarak dhe për t’i mbrojtur ata gjatë rrugës.

Amerikanët po përpiqen gjithashtu të marrin garanci nga talebanët se ata nuk do të sulmojnë ambasadën nëse pushtojnë kryeqytetin, thanë dy zyrtarë amerikanë për mediumin.

Të enjten, ambasada u bëri thirrje amerikanëve që “të largohen nga Afganistani menjëherë duke përdorur opsionet e disponueshme nëpërmjet fluturimit komercial”.