Petro Koçi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend duke paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po bëhet aleat me Sali Berishën, i cili është shpallur ‘non grata’ nga administrata amerikane.
Sipas Koçit, kjo gjë bie erë të keqe. Ai shton më tej se patriotizmi për t’u marrë me Bregoviçin s’e shpëton dot Berishën duke përmendur se ai ka kryer trafik karburanti me Jugosllavinë e Millosheviçit.
“KOSOVA DHE SHQIPERIA JANE KRAHET E TE NJEJTES SHQIPONJE! Vetezhvendosja eshte e lire te perzgjedhe aleatet e saj. Por venia ne sherbim te Sali Berishes, kur ky sapo eshte shpallur non grata nga SHBA bie ere te keqe. Patriotizmi i stermundimshem per tu marre me nje Bregovic nuk e shpeton Saliun. Nuk e fshin faktin qe ndermarrja Shqiponja e PD kreu trafik karburanti me ish Jugosllavine e Milloshevicit sipas marreveshjes Berisha-Bullatovic. Nuk e fshin dot faktin qe Berisha e quajti tradheti kombetare firmosjen ne Rambuje.” – shkruan Koçi në Facebook.
Ai shton më tej se Kosova e Shqipëria janë dy krahët e shqoponjës në flamur dhe se pa Shqipërinë Kosova është e humbur.
Petro Koçi theksion se pa SHBA-në e BE-në, Shqipëria e Kosova s’i realizojnë dot aspiratat e interesin Kombëtar duke paraajmëruar Vetëvendosjen e kryeministri Kurti që të kthehen drejt interesit kombëtar e jo drejt së shkuarës ‘non grata’ duke vërejtur se aleanca me Berishën është komptomentuese.
“Kosova dhe Shqiperia jane krahet e te njejtes shqiponje. Te asaj brenda flamurit kuqezi. Pa Shqiperine Kosova eshte e humbur. Per Shqiperine Kosova eshte garancia me rendesishme strategjike. Shqiperia dhe Kosova pa SHBA dhe BE nuk i realizojne dot aspiratat dhe interesat kombetare. Prandaj eshte mire qe Vetezhvendosja ti kthehet te ardhmes se interesit tone kombetar. Dhe jo te shkuares non grata. Aleanca me Berishen eshte kompromentuese. Te behet Vetevendosje!” – mbyll shënimin në Facebook, Koçi.