Vendosni fjalën kyçe....

Studimi i ISHP: Në 13,500 gra të testuara 6.1% me risk të lartë për kancerin e mitrës


Kanceri i mitrës po gjen përhapje gjithnjë e më të lartë tek gratë, ndërsa kanceri në mushkëri është përgjegjësi kryesor për vdekshmërinë e burrave nga neoplazmat.

Instituti i Shëndetit Publik në përfundim të një depistimi kombëtar për gratë mbi moshën 40 vjeç në një studim të posaçëm gjeti se 6 për qind e tyre ishin me rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.

Në periudhën shkurt-qershor 2019, 538 profesioniste shëndetësore nga rreth 400 qendra shëndetësore u trajnuan në të gjithë vendin për të përgatitur qendrat shëndetësore parësore dhe sistemin e shëndetit publik për zbatimin e programit kombëtar të depistimit.

Deri ne Janar 2020, nga rreth 14000 kite testesh të shpërndara në qendrat shëndetësore u mblodhën me shume se, 13,500 mostra. Nga mostrat e testuara, 6.1% ishin pozitive me risk të lartë për zhvillimin e kancerit të mitrës.

Gratë që rezultuan me tregues të përkeqësuar referohen nga mjekët e qendrave shëndetësore për të kryer një kolposkopi diagnostike të një gjinekolog i kualifikuar dhe, kur është e nevojshme, citologji ose biopsi.

58% e grave të testuara jetojnë në zonat rurale, mirëpo rreziku nga kanceri i qafës së mitrës rezultoi më i lartë në zonat urbane.

Ne Tirane, Vlore, Lezhe, Gramsh, Gjirokastër dhe Devoll prevalencat ishin me të larta.

Ne Has, Peqin, Përmet, Malësi e Madhe dhe Kukës, u vërejtën popullatat më shkallën më të ulet të prevalencës.

Megjithë ndryshimet gjeografike, përqindja e grave në moshë riprodhuese që kanë njohuri për parandalimin e këtij kanceri është rritur me më shumë se 55% në 2018 në krahasim me 10 vjet më parë. Kjo rritje është akoma me e madhe ne zonat rurale.

Deri në 8 muaj pas analizave, më shumë se 90 për qind e grave me test pozitiv kanë shkuar për vizitë ekzaminuese ose po planifikonin te shkonin sa me shpejt të ishte e mundur. Koha mesatare nga marrja e rezultatit te testit deri në vizitën gjinekologjike për gratë pozitive ishte vetëm 6 dite.

Më shumë se një në tre gra që kane kryer kolposkopi, kanë zgjedhur kujdesin shëndetësor privat. Për më tepër, 8% kanë shkuar jashtë vendit për ekzaminimet e rekomanduara, zakonisht në Greqi dhe itali. Shumica kanë bërë kolposkopinë në spitalet universitare gjinekologjike të Tiranës. Gratë me arsim universitar ishin më të prirura të shkonin për një vizite gjinekologjike në një institucion privat dhe veçanërisht jashtë vendit.

Shumica e gjinekologeve (68%) kane rekomanduar teste të tjera gjatë vizitës së tyre folloë up dhe gjysmës së grave pozitive i është rekomanduar ekzaminimi i citologjisë dhe 15% ai i biopsise.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor