Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Angli, raportohet për viktima


Policia në Plymouth ka konfirmuar një “numër vdekjesh” në një “sulm serioz me armë zjarri”.

Policia Devon dhe Cornwall u thirrën në Biddick Drive në zonën Keyham rreth orës 18:10 pasditen e të enjtes.

Autoritetet thanë : “Ka pasur një numër viktimash në vendngjarje dhe disa viktima të tjera po marrin trajtim.”, raporton BBC

Deputeti Plymouth Moor View Johnny Mercer shkroi në Twitter se “nuk kishte lidhje me terrorizmin” dhe i dyshuari nuk ishte në arrati”.

Policia tha se besonte se incidenti tani ishte kontrolluar.

Oficerët i bënë thirrje publikut që të mos spekulojnë ose ndajnë fotografi të skenës në mediat sociale ose kudo tjetër.