Vendosni fjalën kyçe....

Zaimi i Vetëvendosjes: Rama nën presion të trefishtë për nismën ‘Ballkani i Hapur’, po bën cirk duke dëmtuar shqiptarët e fuqizuar Vuçiçin në hall


Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Arbër Zaimi, ka analizuar zhvillimet e fundit në vend pas nismës së projektit ‘Open Balkan’ ose ‘Ballkani i Hapur’ mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një interviste në Syri TV, ai theksoi se projekti ka si qëllim të vetëm rehabilitimin e figurës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç si dhe forcimit të pozitave politike e ekonomike e politike të Serbisë në rajon.

“Serbia udhëhiqet nga një kastë millosheviçiane, që ka rikuperuar imazhin si dhe marrëdhëniet shumëpalëshe edhe me aleatët tanë. Po kështu kemi ndihmën që po i jepet Vuçiçit nga Rama, kryeministri i Shqipërisë. Sipas Sonja Biserkos, lidhjet e Vuçiçit me mafien mund ta izolojnë presidentin serb në rrafshin ndërkombëtar, në këtë moment të dobët vjen nisma ‘Ballkani i hapur’ që synim parësor ka rehabilitimin e Vuçiçit. Ballkani i hapur i shërben vetëm konceptit të botës serbe duke e kthyer Serbinë në një fuqi politike ballkanike. Mënyra si po bëhet projekti pa u defashistizuar Serbia dhe pa hequr dorë nga projekti i saj për hegjemoni ballkanike., ky union çon në konsolidimin e Serbisë. Rama e di këtë gjë po nuk do që të flitet e diskutohet për këtë gjë e as të ballafaqohet me pasojat e saj.” – tha Zaimi.

Zyrtari i Vetëvendosjes shpjegoi se sipas tij kryeministri i Shqipërisë Rama është në një presion të trefishtë së fundmi, të cilit i përgjigjet duke bërë atë që ai e quajti cirk duke iu referuar nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Zaimi tha se Rama ka presion nga qytetarët shqiptarë për dështimet e qeverisjes së tij, nga partnerët ndërkombëtarë për shkak të dështimit në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit si dhe nga presdenti i Serbisë, Vuçiç.

“Rama është nën presionin e disa palëve. Nën presionin e opinionit vendas në Shqipëri sepse ‘ka përmbushur dot pritshmëritë e shqiptarëve për integrim në BE apo rritje të mirëqenies. Shqipëria e ka varfërinë ekstreme dy herë më të lartë se Kosova. Këtij presioni ai i përgjigjet në mënyrë krijuese si prestigjator duke nxjerrë lojëra si ‘Open Balkan’. Nga ana tjetër ka edhe presion ndërkombëtar. Europa këto tre vitet e fundit ia ka mbyllur derën Shqipërisë e këtë për shkak të dështimit të Ramës për të luftuar krimin e korrupsionin, rritjen e standardid ekonomik si dhe pëmirësimin e sistemit të drejtësisë. Presioni i tretë ka të bëjë me zotimet që Rama ka marrë karshi parnerit të tij të kahershëm, Aleksandër Vuçiçit. Rama ka bërë integrimin parapolitik para se të bëjë lojën për integrim politik. Integrimi parapolitik i mediatorëve, sekserëve mes tyre, oligarkët që japin e marrin, Richard Grenell i cili u takua me Ramën po edhe me persona super të korruptuar pranë Vuçiçit në Serbi. Kemi të bëjmë me tre presione ndaj Ramës, atë të qytetarëve të vet, presioni nga politikanët perëndimorë e presioni nga oligarkët e sekserët e përbashkët që ka me Vuçiçin, duke e çuar Ramën në prehrin e Vuçiçit.” – shtoi Zaimi.

Sipas tij, kreu i qeverisë duhet të analizojë pa humbur kohë pozicionin e Shqipërisë në Ballkan e të ushtrojë presion që Serbia të ndryshojë duke pranuar krimet e luftës e qasjen homogjenizuese në rajon. Zaimi tha se projekti i Ballkanit të Hapur që ka ndryshuar emër disa herë është kundërshtuar nga gjithë faktori poilitik në Kosovës që në krye të herës.

“Do doja që Rama të bënte një analizë strategjike për pozicionin e Shqipërisë në Ballkan dhe të kuptojë se është më mirë jo vetëm për Shqipërinë e shqiptarët po edhe për Ballkaninin që Serbia, pushteti i tanishëm atje të vihet para presionit për të pranuar krimet e luftës, për t’i ndalur këto krime që ende vijojnë, pasi spastrimi etnik nga ana e Serbisë vijon ende. Marrëdhëniet e Ramës në 8 vite pushtet me Kosovën janë të njëjtat, me fërkime përjashtuar atë të elozheve me ish-presidentin Hashim Thaçi po edhe në këtë rast është Vuçiçi arsyeja e marrëdhënies së mirë mes tyre. Projekti i Minishengenit që tani quhet Ballkani i Hapur është kundërshtuar nga të gjithë politikanët në Kosovë, përfshi edhe Hashim Thaçin. Shqipëria e Kosova do duhej të koordinoheshin duke qenë se i përkasin së njëjtës linjë diplomatike, para se të shkohej në një nismë të tillë.” – shtoi anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes.

Në fund ai tha se përçarja e faktorit shqiptar dëmton si Kosovën, ashtu edhe Shqiërinë si dhe vetë Ramën. Sipas Zaimit, projekti është i destinuar të dështojë ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera duke qenë se është një projekt surrogato dhe i pamenduar mirë.

Po kështu ai tha në fund se është skeptik për sa i përket ndryshimit të qëndrimit të Ramës në raport më Kosovën e Serbinë si dhe pozicionit të Shqipërisë në Ballkan.

“Përçarja e faktorit shqiptar dobëson jo vetëm Kosovën po edhe Shqipërinë. Shqipëria ka një peshë specifike të vogël e vetme në Ballkan dhe kjo dëmton edhe Ramën nëse dëshiron të bëjë politikë ballkanike. Deri tani Rama po bën cirk. Qeveria Rama e qeveritë e Kosovës kanë nënshkruar qindra marrëeshje e memorandume në takimet mes tyre po ato janë harruar. Rama të mos shqetësohet se nuk ia marr podiumin askush. Ky projekt është i paqëndrueshëm dhe parealizueshëm, sepse ka ndërruar 20 emra në 10 vitet e fundit. Është projekt surrogato për të qetësuar vendet nga mosintegrimi europian. Projekti do dështojë sepse Serbia nuk është e gatshme të ndryshojë. Serbia përveç marrëveshjeve ekonomike me Rusinë po armatoset nga kjo e fundit fuqishëm. Beogradi luftë me NATO-n nuk bën dot, atëherë për kë armatoset Serbia duke qenë se në rajon Kosova e Bosnja s’janë ende në NATO. Jam skeptik se Rama do ndryshojë kurs në raport me Kosovës apo marrëdhënien e tij me Serbinë duke pasur parasysh sekserët e oligarkët që ka përreth e që e lidhin me Vuçiçin.” – mbylli intervistën Zaimi.