Vendosni fjalën kyçe....

Arratisja e dështuar e Arbër Çekajt e Fatmir Pjetrit nga Burgu 313, pezullohen gjashtë policë


Gjashtë gardianë të Burgut 313 në Tiranë janë pezulluar nga detyra lidhur me përpjekjen për arratisje të Arbër Çekajt e Fatmir Pjetrit, pak ditë më parë.

Sipas TCH, prokurorët dyshojnë se efektivët e policisë së burgjeve kanë bërë disa shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Ata nuk kanë qenë në vendin e tyre të punës gjatë përpjekjes për arratisje nga e dy të dënuarve. Oficerët e kanë të ndaluar të dalin nga regjimi për të shoqëruar të dënuarit me probleme shëndetësore.

Lulzim Cepele preu damarët, por nuk u dërgua në spital pasi plaga e tij nuk konsiderohej e rrezikshme për jetën. Pavarësisht këtij rezultati, oficerët e regjimit të brendshëm janë urdhëruar që ta çojnë në spitalin e burgut.

Rregullorja është e qartë që oficerët e regjimit të brendshëm e kanë kategorikisht të ndaluar që të dalin nga ky regjim. Sa herë ka ngjarje të tilla, duhet të vijnë oficerët e DAP, shkruan Shqiptarja.

Më tej rezulton se polici në portën kryesore të 313 nuk ka qenë i armatosur, ndërsa efektivët e policisë me shërbim në tarracën ku kryhet ajrosja për monitorimin e të burgosurve nuk kanë pasur radio komunikimi dhe kjo ka vonuar edhe lajmërimin e kolegëve të tyre se po ndodhte një arratisjes nga dy të burgosurit.

Prokurorët dyshojnë se Çekaj e Pjetri kanë patur bashkëpunëtorë ndoshta shefa të policisë së burgut që mund të kenë shkelur kushtet e sigurisë duke favorizuar arratisjen e tyre në tentativë.