Tre persona janë arrearuar në Vlorë e Sarandë. Në pranga kanë rënë 42-vjeçarja me iniciale D.H, banuese në Sarandë pasi akuzohet për dhunë ndaj së ëmës.
Në Vlorë janë ndaluar 26-vjeçari me iniciale G.R., banues në Berat pasi është kapur në timon në gjendje të dehur.
Po kështu në pranga ka rënë një 28-vjeçar me iniciale M.B., banues në Vlorë pasi është kapur duke drejtuar mjetin ta patentë.
Njoftimi
“Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen D. H., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
– G. R., 26 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur;
-M. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”