Gjashtë persona u vranë në një ‘incident serioz me armë zjarri’ në Britaninë e Madhe në orët e vona të së enjtes.
Viktimat, përfshirë dy gra, dy burra dhe autorin e dyshuar të sulmit vdiqën në vendin e ngjarjes në zonën Keyham të qytetit Plymouth, sipas policisë.
Një grua tjetër mori ndihmën e parë në vendin e ngjarjes por humbi jetën në spital pak më vonë.
Personi që qëlloi u vra në vendin e ngjarjes nga policia ndërsa sipas autoriteteve, ngjarja s’ka të ëjë me ndonj akt terrorist.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes e të sinjalizojnë menjëherë policinë nëse shohin diçka të dyshimtë në zonë.