Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për mashtrim, arrestohet në Vlorë 37-vjeçari


Një 37-vjeçar i cili ishte në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” për të cilën ishte dënuar edhe me 3 vite burg është arrestuar në Vlorë.

Vihet në pranga një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja e shtetasit:

Kimet Çollaku, 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dërguar urdhrin për ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.

37-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale”-njofton policia.