Vendosni fjalën kyçe....

Indiani i lidhur me Gjiknurin, është prift i kishës ruse


Guru-ja indian i lidhur me ish-ministrin dhe deputetin Gjiknuri, rezulton se është emëruar zyrtarisht edhe si prift i kishës ruse, madje i shuguruar si “Peshkopi Michael”.

Këtë të dhënë interesante mbi guru-në Swami Vishwananda e zbulon nota denoncuese e një përfaqësie kishtare në Moskë (lexoje këtu), e cila deklaron se distancohet nga ajo që quhet “Kisha Apostolike Orthodhokse”, e drejtuar nga mitropoliti Vitali Kuzhevatov.

Sipas notës denoncuese, Vitali Kuzhevatov ka emëruar si prift indianin Swami Vishwananda.

Vijon më tej nota:

“Bashkëpunimi publik i Mitropolitit Vitali Kuzhevatov i AOC me kreun e lëvizjes neo-hindu Paramahamsa Sri Swami Vishwananda i cili më parë ishte shuguruar në urdhër prifti si Peshkop Michael është mashtrim dhe mashtrim i të gjithë besimtarëve. Kisha Ortodokse në Orekhovo-Zuyevo në të vërtetë është qendra e sektit ndërkombëtar hindu Bhakti Marga të kryesuar nga Paramahamsa Vishwananda”

Më tej dokumenti i zbuluar nga Hashtag.al e përshkruan figurën e indianit pak a shumë si figurën e Rasputinit, duke e akuzuar atë për praktika aspak orthodhokse që lidhen me magjinë dhe metoda të tjera okulte.

Në foton e mësipërme, mund të shihni guru-në indian të veshur si peshkop i kishës ruse, si dhe në ambientet në një kishë ruse pranë Moskës, ku ai shfaqet pranë disa objekteve ku kombinohen figurat e shenjtorëve orthodhoksë me simbole të paqarta që lidhen me praktika të supozuara indiane.

Guru-ja indian ka një histori të çuditshme dhe të paqartë dhe me Shqipërinë dhe sidomos me ish-ministrin Gjiknuri. Hashtag.al hodhi dritë mbi lidhjen e fortë që Gjiknuri kishte me këtë guru, ndërsa fotoja e indianit ishte vënë në kornizë në sallonin pritës të shtëpisë së ish-ministrit. / Hashtag.al

Për të mësuar më tepër mbi lidhjen e Gjiknurit me gurunë indian, lexoni këtu.