Vendosni fjalën kyçe....

Negociata me SHBA-të për strehimin e afganëve, Altin Goxhaj e paralajmëroi dy muaj para


Avokati Altin Goxhaj ka paralajmëruar që para dy muajsh neg0iciatat për strehimin e afganëve në Shqipëri. Ndërsa ditën e sotme Reuters citonte burimet të saj diplomatike mbi këtë çështje se SHBA-të janë në negociata sekrete më Shqipërinë e Kosovën për marrjen e afganëve që kanë punuar për amerikanët gjatë 20 viteve të luftës në Afganistan.

Goxhaj shkruante në postimin e tij të datës 24 qershor duke iu referuar një lajmi të Nju Jork Post se 71 mijë refugjatë afganë po bëheshin gati të vinin në Shqipëri.

Ndërsa si negociator, Goxhaj thotë se janë kryeministri Edi Rama dhe George Soros të cilët në Shtëpinë e Bardhë në Uashington po negocionin mbi këtë çështje.

Postimi i plotë:

71 mijë refugjatë afganë me familjet e tre po bëjnë gati plaçkat për të ardhur në ALBANISTAN:

RAMA PO LOBON ME SOROS NË SHTËPINË E BARDHË

QË TË PRITET NË SHTËPINË E BARDHË & FALËNDEROHET NGA PRESIDENTI (që i ngordhi qeni)

SPS I KA OFRUAR SHQIPËRINË QË TË QUHET ALBANISTAN

(SI ME QENË SHPIJA E VET NË SURREL)

PËR TË PRITUR 71 MIJË REFUGJATË AFGANË (sps rrezikohen nga talebanët tani që po largohen trupa amerikane)!

Një lajm i mirë për Shqipërinë e Rilindur me bangladeshas dhe sirianë!

Tani Rama ka filluar negociatat me Administratën Biden për një vizitë në SHBA ku po lobon me ndihmën e Soros që të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga vetë Presidenti të cilit i ka ngordhur qeni por që Rama do ti çojë dhuratë një klysh të racës bastarde “Surreli Hotdog”, por Biden si mirënjohje do ti dhurojë si paketë në bllok për Shqipërinë 18.000 burra afganë bashkë me 53.000 kalamaj, gra, prindër, vjehër, teze, halla dhe xhaja!

Rama dhe Alex Soros priten që të falënderohen direkt nga Biden, Harris dhe Blinken për ndihmën e pakursyer që po i japin SHBAsë dhe garancisë së pakursyer që Rama të shpallet Satrap i Satrapisë së Soros ALBANISTAN!

Pyetjet që do shtrohen janë:

Sa deputetë nxjerrin ata?

A plotësojnë kriteret për tu konsideruar minoritet përderisa minoritarët e vetëdeklaruar grekë janë shumë më pak?

Ku do vendosen, në cilën zonë të zbrazur nga shqiptarët, në Kukës, Ersekë, Dibër, Librazhd, Mirditë, Berat, Skrapar, apo nga 10 mijë për qytet?

Kush do i fitojë tenderat me dollarët amerikanë për të ndërtuar kampet apo pallatet e tyre?

Si do reflektohet kjo te pamja e qyteteve tona të rilindura?