Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Ksamil, shoqërohen 7 persona


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Ksamil ku ka marrë plagë një 33-vjeçar.

Policia lokale bën me dije se plagosja dyshohet të ketë ndodhur në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli.

33-vjeçari u paraqit me plagë të marra nga arma e zjarrit në Spitalin e Sarandës.

Uniformat blu kanë shoqëruar 7 persona për t’i marrë në pyetje në mënyrë që të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia lokale në Sarandë.