Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci nga përmbytjet në Turqi, shkon në 27 numri i viktimave


Është rënduar bilanci i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi në Turqi. Sipas autoriteteve, numri i viktimave deri tani ka shkuar në 27.

Përmbytjet e shkaktuara nga shira të dendur goditën rajonin verior të Detit të Zi të mërkurën, duke lënë 25 persona të vdekur në provincën Kastamonu, tha një deklaratë e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Dy të tjerë vdiqën në provincën Sinop, ndërsa një është zhdukur në provincën Bartin, tha agjencia.

Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës po vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet, thuhet në deklaratë.

112 fshatra në Kastamonu dhe 86 fshatra në Sinop kanë mbetur pa energji elektrike, duke shtuar se një fond prej 20 milionë lirash turke (2.4 milionë dollarë) është ndarë për rajonin.

Mbi 895 punëtorë në Bartin, 2,333 në Kastamonu dhe 1,532 në Sinop po kryejnë punë ndihmëse në zonat e prekura, sipas një deklarate të mëparshme të AFAD.