Nuk është shuar ende zjarri në Majën e Runës në Kukës.
Vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Lakun e Mollave e Thive. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Peleshi, pjesa më e madhe e zjarreve në vend janë shuar por paralajmëroi për disa vatra që digjen ende, të cilat sipas tij janë nën kontroll e po punohet për fikjen e tyre.
Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se tani për tani ka vatra zjarri aktive vetëm në Majën e Runës por në vend ka shkuar një helikopter që do ndihmojë në shuarjen e tyre.