Një yll i NBA-së ka ndarë pamje të tmerrshme nga shtëpia e tij në mediat sociale, të cilat janë bërë virale, pasi djali i tij i vogël ra në pishinë dhe u shpëtua pas një veprimi të shpejtë nga ana e tij.
Lojtari i Philadelphia 76ers, Andre Drummond, ngarkoi një copëz të incidentit në Tëitter të enjten, i cili tashmë është parë mbi 1.5 milion herë.
“Jo të gjithë heronjtë kanë këmishë. Makthi më i keq i një prindi. Askush nuk u dëmtua në këtë video,” shkroi Drummond.
Në video shfaqet djali i tij 2-vjeçar që është i ulur në buzë të pishinës i rrethuar nga të rriturit, para se të bjerë papritur në ujë.
Edhe pse me rroba atleti zhytet shpejt për të nxjerrë djalin e tij nga uji.