Presidenti Meta shkruan sot se një komb pa brezat e ardhshëm, shuhet.
Kreu i shtetit thekson se në 88-vjetorin e vrasjes së patriotit Hasan Prishtina, kjo çështje është më aktuale se kurrë.
Më tej Meta vëren se Shqipëria po vuan nga shpopullimi dhe se është detyra e politikës t’i kthejë rinisë shpresë e besimin për të ardhmen europiane të vendit.
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.
I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë. Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe.” – shkruan Meta në Facebook.