Një 67-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi përplasi ditën e djeshme dy policë që po udhëtonin me një motor.
Në pranga ka rënë personi me iniciale Sh.K., i cili teksa udhëtonte me mjetin tip ‘Mercedes-Benz’ goditi dy policë të repartit ‘Shqiponja’ që po patrullonin me motor.
Të dy efektivët u dërguan në spital ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.