Kancelarja gjermane ka njoftuar muaj më parë se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e shtatorit, që do të thotë se do të largohej nga detyra – por nuk komentoi planet e saj të ardhshme, duke thënë se ‘ka pak kohë dhe hapësirë për të menduar për kohën pas’.
Pasi të largohet nga posti i saj, Angela Merkel do të marrë një pension të madh – rreth 15,000 euro çdo muaj, njoftoi agjencia e lajmeve DPA të Shtunën.
Merkel, e cila ka qenë në Bundestag që nga viti 1990 dhe ka shërbyer si kancelare për 15 vjet, ka të drejtë për një pension prej 65% të pagës parlamentare, sipas raportit. Përveç kësaj, ajo do të ketë të drejtë të punësojë asistentë, një sekretar dhe një shofer me shpenzimet e shtetit.
Meqenëse Merkel refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të Bundestagut, ajo do të japë dorëheqjen pasi të formohet një qeveri e re. Politikanja mbetet diskrete në lidhje me planet e saj.