Vendosni fjalën kyçe....

Si Bovilla po rrezikohet nga babëzia e guroreve


Nga Suela Musta*

Fushatës virtuale për promovimin e  natyrës, të ndërmarrë nga figura të ekranit, do të ishte më e dobishme ti bëjmë Tag përmes denoncimeve të shkatërrimit të saj,  nga biznesi i pangopur dhe politika që e mbështet atë. 

Pamjet sot dëshmojnë se mrekullia natyrore e liqenit te Bovillës rrezikon çdo ditë nga babëzia e guroreve.

Ekskavatorë dhe kamionë punojnë në disa kantiere që gërryejnë pa mëshirë terrenin malor për të marrë gurët në funksion të industrisë së ndërtimit. Biznesi i guroreve po shkatërron jo vetëm malet e kodrat, por dhe rrugën, si dhe ndotin mjedisin me pluhur të dendur.

Vizitorë të shumtë, të huaj e vendas, emigrantë dhe çdokush tjetër, bëhet dëshmitar i këtij shkatërrimi masiv të një terreni mbresëlënës. Mungesa e investimeve publike në infrastrukturë nuk të vjen aq revoltuese, sesa indiferenca arrogante e agjencive ligj zbatuese që nuk ndërhyjnë në  mbrojtje të mjedisit as në afër Tiranës e jo më në zona të tjera

Sot më shumë se kurrë fushatat e promovimit të  natyrës së Shqipërisë së bukur, kanë nevojë tu rrëzohet perdja e propagandës. Realiteti është ky që shohim çdo ditë…me sytë tanë… pa selfi  dhe pa filtra.

*Anëtare e AMA-s