Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosje kandidon Ministrin e Shëndetësisë për Kryetar të Komunës së Prishtinës


Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur Arben Vitinë si kandidat për garën në Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do zhvillohen në 17 tetor në Kosovë.

Edhe në legjislaturën e kaluar Prishtina është udhëhequr nga kryetari i dalë nga Vetëvendosje por pas ndarjes së partisë Shpend Ahmeti kaloi me partinë e re të krijuar nga grupimi që i vunë emrin Partia Social-demokrate.

Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale.

Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës”-thuhet në njoftim.