Barcelona e ka nisur me spektakël La Ligan duke e mposhtur me rezultat 4-2 Real Sociedadin.
Pique zhbllokoi sfidën në minutën e 19’ të pjesës së parë pas një asistimi të Depay. Më pas Braithwaite në minutat shtesë të fraksionit të parë të lojës shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë ishte sërish Braithwaite që trefishoi rezultatin.
Më pas Real Sociedad u zgjua dhe arriti të shënonte dy gola të shpejtë me Lobete në minutën 82 dhe Oyrzbal në minutën e 85’.
Por në kohën shtesë të sfidës Roberto shënoi golin e katërt dhe të fundit të sfidës duke e mbyllur lojën në 4-2.