Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Afganët janë të mirëpritur, por kjo nuk e pastron Ramën për implikimin me Vuçiç


Ish-kryeministri Berisha u ka uruar mirëseardhjen afganëve që po largohen nga vendi, por ka theksuar se kjo nuk e pastron kryeministrin Rama nga implikimi me presidentin serb, Vuçiç.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Berisha thekson se Rama po përpiqet ta përdorë vendimin për pranimin e afganëve për përfitime personale politike dhe se ardhja e tyre nuk ia heq atij ziftin e vasalit të serbomadhit Vuçiç.

Ai i ka quajtur talibanët si regjimin më obskurantist që nga mesjeta dhe rikthimin e tyre në pushtet si një nga ngjarjet më dramatike të historisë së Pasluftës së Dytë Botërore

Ai shkruan se strehimi i atyre që duhet të largohen nga vendi ku rrezikojnë jetën është detyrim moral por edhe ligj kombëtar e ndërkombëtar për çdo vend të lirë duke uruar që kontigjenti i caktuar për Shqipërinë të mbërrijë shëndoshë e mirë në vend.

“Dy fjale per afganet ne Shqiperi! Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale. Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj. Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone.” – shkruan Berisha.

Më tej në reagimin e tij ish-kryeministri dënon gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama teksa njoftonte marrëveshjen me SHBA-në për strehimin e emigrantëve afganë.

Berisha shkruan se Rama po përpiqet ta përdorë këtë gjë për përfitime personale  duke e lidhur me vasalitetin e tij ndaj presidentit serb, Vuçiç.

Sipas ish-kryeministrit ardhja e afganëve nuk i heq Ramës ziftin e vasalit të Vuçiç ndërsa dënon përpjekjen e kreut të qeverisë për ndërtuar me sharje të ulta suksesin mbi një dramë njerëzore si ajo në Afganistan.

“Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve  per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç, fteses qe i ka bere kengetarit qe mbante koncerte kunder bombardimit te Beogradit nderkohe qe NATO po nderhynte per te ndaluar kasaphanen e kasapit te Ballkanit ndaj shqiptareve te Kosoves.  Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. Sb” – mbyll reagimin Berisha.