Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dke thënë se po bën pikërisht të kundërtën e asaj që ka premtuar.
Buzhala përmend deklaratën e kreut të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë dhe heqjen e kufirit me Shqipërinë.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka bërë pikërisht të kundërtën duke përmbytur vendin në gjashtë muajt e qeverisjes së tij me mallra serbe e duke ndërprerë komunikimin me kryeministrin e Shqipërisë, Rama.
“Shume bre llegende e llojit te vet eshte:
Po e krahason vitin 2021 me vitin 2020, kur dihet qe ne gjashte muajt e vitit 2020 as fryme nuk kemi marre, cdo gje ka qene e mbyllun. Mundesh me e krahasu edhe me gjashtemujorin e pare te vitit 1999. Ne anen tjeter ne gjashte muajt e pare te ketij viti Kosova eshte duke e pergatitur terrenin me hy ne lufte me Shqiperine. A i mbani ne mend ato deklaratat qe me Serbine reciprocitet, me Shqiperine e heqim kufinin? Eh, ka ndodhe saktesisht e kunderta, mallrat serbe ne vendin tone ne keto gjashte muajt e qeverise Kurti jane futur me shume se cdo here tjeter gjate qeverise, kurse me homologun e tij ne Shqiperi kryeministri Kurti nuk eshte ne terma te komunikimit.” – shkruan Buzhala.