Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Asfalti elektoral i Veliajt po rrezikon jetën e qytetarëve e po shkatërron makinat (Video)


Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Veliaj lidhur me ato që i quan ‘asfalt elektoral’.

Sipas deputetit të zgjedhur Belind Këlliçi, mbulimi i gropave me njolla bituminoze është një taktike kriminale e përdorur nga kryebashkiaku.  

Ai theksoi se pas asfaltimit, bashkia hap sërish gropa e kanale qëjanë rrezik për qytetarët e drejtuesit e mjeteve.

“Për javë të tëra kemi denoncuar asfaltin elektoral në Tiranë, jo vetëm si një mashtrim politik, por si një taktikë kriminale për të mbuluar me njolla bituminoze rrugë të cilat nuk kanë kanalizime, dhe që gjenden jashtë çdo standardi të pranuar urban. Në lagjet tuaja keni parë shpesh, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore, se si rrugë e rrugica asfaltohen e shqepen sërish për të shtruar tuba, se gropat qëndrojnë të hapura e indiferente për sigurinë e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve. Pa sinjalistikë lajmëruese, gropat mbeten të hapura, si një tregues brutal i korrupsionit në infrastrukturën e brendshme qytetëse.” – tha Këlliçi.

Ai shton më tej se rruga ‘Tre Dëshmorët’ në Tiranë rrezikoi jetën e qytetarëve në një aksident të para ak ditëve të shkaktuar nga gropat në mes të rrugës. Demokrati shtoi se korrupsioni ka firmën e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj dhe se asgjë nuk ndodh pa firmën e tij.

“Ku vë dorë bashkia ka zhvillim”, thotë Veliaj, duke treguar me pompozitet asfaltimin e rrugës “Tre dëshmorët”. Është pikërisht kjo rrugë alla Veliaj që rrezikoi jetët e pasagjerëve në autobusin urban. E përsëris. Korrupsioni merr jetë. Korrupsioni vret. Të detyron të bësh zig-zag mbi gropa e kanale. Duhet të kesh katër sy për të ecur në Tiranë. Një qytet çdo ditë e më shumë i pajetueshëm. Sfidë për çdo nënë me karrocë, për çdo të moshuar që lulishtja e dominosë i bëhet pallat, për çdo fëmijë që në oborrin e pallatit ka vinça e betoniere. Korrupsioni ka firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Firmëtar i kaosit, pluhurit, ndotjes akustike nga mëngjesi në mesnatë. Asgjë pa firmën e tij.” – mbyll reagimin Këlliçi.