Vendosni fjalën kyçe....

Madeleine Albright reagon për Afganistanin: Mirënjohje Shqipërisë që ofroi strehim për aleatët afganë


Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka reaguar mbi situatën në Afganistan dhe çështjen e evakuimit të personave që janë në rrezik.

Albright ka falënderuar Shqipërinë, Kanadanë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut që u ofruan për strehimin e aleatëve afganë.

Ajo thotë se këtë shembull duhet ta ndjekin të gjithë dhe të përqendrohen në shpëtimin e jetëve në Afganistan.

Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që ta ndjekin dhe të tjerët”-shkruan Albright.