Në moshën 70-vjeçarë u nda nga jeta në Londër Jorgji Qirjako, filolog, historian dhe përkthyes i dhjetëra veprave.
Gjatë karrierës së tij ka kryer shumë detyra që nga Drejtori Shtëpisë së Kulturës Kolonjë, Drejtor i Muzeut Kolonjë dhe se fundi si zëvendësdrejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare etj.
Në shkurt të këtij viti ai u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh” .
Qirjako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në organizimin e Muzeut Historik të Kolonjës, duke e bërë atë një nga muzetë më të pasur me objekte arkeologjike, që nga lashtësia dhe me mjaft vepra të artistëve të njohur, si Odise Paskali, Janaq Paço, Thoma Thomai, Llazar Nikolla, Guri Madhi, Agim Nebiu e shumë të tjerë.
Po ashtu, Muzeu i Kulturës Popullore, Muzeu i Arsimit në Rrethin e Kolonjës, si edhe Muzeu i Borovës kanë si hartues projekti zotin Qirjaqi, i cili, njëkohësisht, ka nxitur dhe mbështetur shumë artistë të shquar të vendit, të ngrenë shumë vepra përkujtimore në rrethin e Kolonjës.
Ai ka sjellë në shqip autorë me famë botërore si Henry Kisinger, Fukuyama, Huntington, botime të rëndësishme akademike tekstesh universitare etj.