Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Afganistanit arratiset nga vendi


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është larguar nga kryeqyteti Kabul për në Taxhikistan, ka thënë të dielën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme afgane, raporton Reuters.

E pyetur për koment, zyra e presidentit tha se “nuk mund të thotë asgjë për lëvizjen e Ashraf Ghani për arsye sigurie”, shkruan Al Jazeera.

Ndërkohë, një zyrtar taleban i tha Reuters se ata po kontrollonin raportet në lidhje me largimin e Ghani nga vendi.

Ndryshe, një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme kishte thënë për Reuters se rebelët talebanë po vinin “nga të gjitha anët” në kryeqytet, por nuk dha detaje të tjera.