Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kurtit në bisedime me SHBA-në për strehimin e afganëve në Kosovë


Qeveria e Kosovës është në bisedime me SHBA-në që nnga mesi i korrikut lidhur me mundësinë e strehimit të emigratëve afganë që kanë bashkëpunuar me qeverinë amerikane prej shumë vitesh,.

Në një deklaratë nga ana e Luan Dalipit, shefit të stafit të kryeministrit Kurti, thuhet se ‘gjithçka do përmbylle mirë’, shkruan REL.

“Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. SHBA-ja është aleatja jonë kryesore dhe partnerja jonë strategjike”, ka thënë Dalipi.

Para dy ditësh, Reuters, raportoi se administrata amerikane është në bisedime të fshehta me Shqipërinë e Kosovën për strehimin e përkohshëm të afganëve që kanë bashkëpunuar me SHBA-në prej shumë vitesh e që ndihen të rrezikuar teksa Talibanët kanë marrë kontrollin e thuajse gjithë vendit.

Më herët kryeministri i Shqipërisë, Rama, pohoi se edhe qeveria e tij është në bisedime me administratën amerikane për të njëjtën çështje duke paralajmëruar se Shqipëria do mirëpresë ata që u quajti emigrantët politikë afganë. Të njëjtën thirrje bëri edhe kreu i PD-së Basha si dhe disa liderë politikë në Kosovë.