Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me strehimin e afganëve të rrezikuar në Shqipëri duke ripublikuar deklaratën e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan.
Ambasadorja Kim shkruan se populli shqiptar tregon nder guxim dhe mirësi atëherë kur ka më shumë rëndësi.
Diplomatja thotë se SHBA-të janë krenare që kanë miq dhe aletatë Shqipërinë.
“BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë.”-shkruan Kim.